“Revolucioni i Flaminigove”/ Llogari false dhe përfshirja e vipave, Seranaj: Protesta ka ndezur një luftë hibride reale

“Revolucioni i Flaminigove”, apo një valë e paprecedentë protestash qytetare ka përfshirë jo vetëm qytetet kryesore të Shqipërisë, por edhe metropolet më të mëdha botërore, nga Nju Jorku e Kanadaja deri në Australi.

Tubimet po zhvillohen masivisht pa thirrjen e një flamuri apo partie të caktuar politike, duke bashkuar në një kauzë të vetme qytetarë të majtë e të djathtë.

Pa organizatorë tradicionalë dhe me një bashkim të pazakontë të të gjithë spektrit shoqëror, synimi kryesor mbetet shpëtimi i vendit nga një klasë politike që ka dominuar 35 vitet e fundit, e cila shihet si shkaktarja e drejtpërdrejtë e eksodit masiv të shqiptarëve.

Megjithatë, pas këtyre lëvizjeve qytetare po zhvillohet një betejë e errët virtuale. Rrjetet sociale si ËhatsApp dhe Telegram, të cilat po përdoren gjerësisht për organizim, po kthehen në armë manipulimi nga grupe të interesit të lidhura ngushtë me lidershipin aktual politik.

Besmir Seranaj, ekspert i teknologjisë, në një intervistë për “Ora Neës” denoncoi një "luftë hibride" reale, ku po përdoret inteligjenca artificiale për të krijuar dezinformim.

Raste konkrete përfshijnë shpërndarjen e fotove false të autobusëve grekë apo etiketimin e makinave të agjencive ndërkombëtare të lajmeve si automjete me targa serbe.

Këto lajme të rreme kanë arritur të depërtojnë deri në studiot kryesore televizive të vendit.

Në një tjetër dimension të kësaj lufte, rrjeti po mbushet me faqe online keqdashëse. Një prej tyre, e quajtur "Rama Out", maskohet pas thirrjeve për mbledhje firmash kundër qeverisë, ndërsa në të vërtetë u kërkon donacione financiare qytetarëve, një skemë kjo për të delegjitimuar kauzën.

Faqe të tilla, që menaxhohen nga e njëjta dorë, kanë si synim të vetëm etiketimin politik të qytetarëve dhe zbrazjen e shesheve nga protestuesit.

Nga ana tjetër, diskursi zyrtar qeveritar bie në kontradiktë me realitetin e terrenit. Teksa pjesëmarrja e qytetarëve tentohet të minimizohet në shifra qesharake, njëkohësisht pretendohet se influencuesit e rrjeteve sociale po shkojnë në sheshe vetëm për të rritur numrin e ndjekësve.

Ky paradoks tregon qartë mbështetjen e jashtëzakonshme publike për kauzën: personazhet publikë që po mbështesin tubimet po fitojnë popullaritet, ndërsa ata që e shpërfillin po përballen me braktisje nga ndjekësit e tyre.

Tashmë, edhe spektri mediatik, i cili ishte i heshtur në ditët e para, është pozicionuar plotësisht në krah të kësaj lëvizjeje mbarëshqiptare.

PËR MË SHUMË NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË