KËRCET ARMA NË SHIJAK! Dyshohet për të plagosur

Në Shijak janë regjistruar të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur në këmbë.

Sipas burimeve në Ora News , ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta dhe forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të bërë këqyrjen e zonës dhe për të mbledhur provat.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autorët e mundshëm të ngjarjes.