SKANDAL ME SOUTHAMPTON NË ANGLI/ Përjashtohet nga finalja e play-off-it, filmoi kundërshtarët

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në futbollin anglez. Southampton është përjashtuar zyrtarisht nga finalja e madhe e Play-Off-it të Championship, pasi klubi pranoi akuzat se një nga analistët e stafit teknik kishte spiunuar dhe filmuar fshehurazi seancat stërvitore të kundërshtarëve.

Kjo foto i ka shkaktuar Southampton, përjashtimin nga finalja e madhe e Play-Off-it të Championship.

Komisioni i Pavarur Disiplinor i EFL-së mori këtë vendim pasi u vërtetua se klubi kishte vëzhguar seancat stërvitore të Oxford United dhe Ipsuich Toun, si dhe kishte filmuar fshehurazi Middlesbroug përpara ndeshjes gjysmëfinale në “play off” të 7 majit.

Southamptoni ishte akuzuar më herët këtë muaj për shkelje të rregullave të ligës, konkretisht për filmimin e paautorizuar të seancave stërvitore të Middlesbrought para ndeshjes gjysmëfinale.

Klubi kishte arritur të fitonte përballjen me dy ndeshje dhe ishte vetëm një hap larg rikthimit në elitë. Pas hetimeve Southampton ka pranuar shkeljet e rregullave që detyrojnë skuadrat mos  monitorimin e rivalëve 72 orë para ndeshjeve direkte.

Ndërkohë, trajneri  Tonda Eckert, mund të përjashtohet nëse skuadra e tij shpallet fajtore për spiunazh.

Gjithashtu, Southampton është dënuar edhe me zbritjen e katër pikëve për sezonin e ardhshëm në kampionat.

Ndërkaq, pas këtij vendimi, Middlesbrough është rikthyer në garë dhe do të luajë në finalen e Uemblejt kundër Hull City-t për një vend në Premier League.