Të ndërpresin gjatë bisedës? Ja si të riktheni kontrollin pa konflikt dhe pa ngritur zërin

Shumë njerëz ndihen të parehatshëm kur ndërpriten gjatë një bisede, pasi krijohet përshtypja se mendimi i tyre nuk po dëgjohet apo vlerësohet.

Ekspertët e komunikimit shpjegojnë se në situata të tilla ekzistojnë mënyra të thjeshta për të rikthyer kontrollin e bisedës pa krijuar konflikt dhe pa ngritur zërin.

Sipas tyre, ndërprerjet gjatë të folurit janë të zakonshme, por mënyra e reagimit bën diferencën.

Një reagim i menjëhershëm me nervozizëm shpesh e përkeqëson situatën, ndërsa një qëndrim i qetë ndihmon që fjala të merret më seriozisht.

Një nga këshillat që jepet është përdorimi i emrit të personit që ndërpret bisedën, pasi kjo tërheq natyrshëm vëmendjen e tij dhe rikthen fokusin te folësi.

Më pas mund të vazhdohet me një fjali të thjeshtë për të përfunduar mendimin, si për shembull kërkesa për të mbyllur idenë ose për të shtuar diçka në fund të asaj që po thuhej.

Specialistët e komunikimit theksojnë se qetësia dhe vetëkontrolli në këto raste ndihmojnë që personi të duket më i sigurt dhe të ketë më shumë autoritet në bisedë.