Bashkim politik në Kosovë/ LDK dhe Vjosa Osmani në listë të përbashkët për zgjedhjet e 7 qershorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2026, 19:03
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit në një listë të përbashkët me Vjosa Osmanin.
Vendimi është bërë i ditur pas mbledhjes së Kryesisë së partisë nga kryetari Lumir Abdixhiku, i cili ka njoftuar se procesi do të finalizohet në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së që do të mblidhet këtë të shtunë.
Sipas tij, marrëveshja për bashkëpunim me Vjosa Osmanin është pjesë e një “bashkimi më të madh politik” dhe synon një garë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme.
Në ditët në vijim pritet të sqarohen edhe detajet se si do të funksionojë kjo listë e përbashkët, përfshirë përbërjen dhe rolin e kandidatëve brenda saj.
