KANDIDIMI AKOMA PEZULL/ Ish-presidentja mohon kërkesën për pozicion në listën e LDK-së

Vjosa Osmani nuk ka bërë ende të qartë mënyrën e përfshirjes në zgjedhjet e parakohshme në Kosova. Ajo mohoi të ketë kërkuar pozicion në listën e Lidhja Demokratike e Kosovës. Vendimi përfundimtar pritet të bëhet publik në kohën e duhur. Ndërkohë, zgjedhjet do të mbahen më 7 qershor.

Vjosa Osmani akoma nuk e ka bërë të qartë formën se si ajo do të futet në zgjedhjet e parakoshme që do të zhvillohen më 7 qershor në kosovë.

Në një prononcim për mediet, ish-presidentja pohoi se nuk ka kërkuar që të jetë në katër emra në top dhjetëshen e Listës së LDK-së.

Ish-presidentja theksoi se çdo vendim do të bëhet i ditur në kohën e duhur, ndërsa shtoi se mbështetja kryesore për të vjen nga qytetarët.

OSMANI: “Nuk është mirë me spekulu. Unë nuk kam kërkuar kurrë asnjë pozitë nga askush. Kurdo që kemi diçka për t’ju thënë do t’ju themi”

Ajo bëri të ditur se do të vazhdojë angazhimin me qytetarët, duke përmendur edhe paraqitjet e përbashkëta në terren.

OSMANI: “Do të jem para qytetarëve, deri sot në të gjithë angazhimin tim politik janë ata që ma kanë dhënë forcën dhe edhe tash e tutje do të jetë njësoj”

Ndërkohë, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe kryetarët e degës së këtij subjekti politik do të mblidhen në një takim pasditen e së martës, ku do të shqyrtohet bashkëpunimi me Listën e Vjosa Osmanit.

Qytetarët e Kosovës më 7 qershor do t’i drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.