Sindroma e “shpëtimtarit”, nevoja për të vënë të tjerët para vetes

Në disa individë nevoja për të ndihmuar të tjerët bëhet pa presion, për kënaqësi.

Këtu njihemi me parimin e altruizmit. Po në rastë të tjera kur kjo nevojë për të ndihmuar tjetrin kthehtet ne një  domosdoshmëri, deri aty sa të anashkalohen nevojat e tij personale?! Në këto raste kemi kaluar në  sindromën e shpëtimtarit.

Të njihemi me sindromën e shpëtimtarit

Sipas HealthLine, kjo sindromë njihet ndryshe dhe si  “sindroma e kalorësit të bardhë”. Bëhet fjalë për nevojën e disa njerëzve “për të shpëtuar” të tjerët, duke i zgjidhur problemet e tyre.

E parë si një fenomen psikologjik, sindroma e shpëtimtarit nuk është thjesht një qëndrim për të qenë  ndihmues me tjetrin, por më tepër një lloj obsesioni.

Shpëtimtari ndihet mirë dhe qetë me veten e tij, vetëm kur ka ndihmuardikë. Ai  beson se ky është qëllimi i tij kryesor në jetë dhe përkushtohet me gjithë energjitë e tij për të zgjidhur problemin.

Ata tërhiqen nga vulnerabiliteti dhe ankthi, veçanërisht nëse kanë përjetuar vetë atë dhimbje, të cilën e kanë shndërruar në ndjeshmëri të përgjithësuar.

Ndonjëherë këta individë përpiqen të ndryshojnë njerëzit, duke imponuar mendimin e tyre si më i miri  për sa i përket karrierës, familjes, stilit të jetesës. Ata besojnë tek nevoja për një zgjidhje të menjëhershme, madje edhe për situata ku nevojitet të përpunohen ndjesitë, idetë të tilla si; traumat e ndryshme apo humbje të mëdha. Sakrificat janë të mëdha dhe përfshijnë emocione, kohë dhe para. Shpëtimtarët besojnë se janë të vetmit, të cilët mund të  ndihmojnë në një situatë të caktuar, duke lënë mënjanë nevojat e tyre, për të bërë atë që  mendojnë se është “gjëja e duhur”.

Origjina dhe shkatarët e saj

Shkaku i sindromës së shpëtimtarit zakonisht gjendet tek individë, të cilët ndihen të paaftë për të menaxhuar betejat e tyre personale, ose mbartin trauma të pazgjidhura në të kaluarën. Sipas psikologut Maury Joseph, këta individ besojnë, pavarësisht se ata nuk janë në gjendje të zgjidhin problemet e tyre, do të jenë në gjendje të shpëtojnë të gjithë botën.

Rreziqet dhe pasojat që sjell ajo

Ndër të tjera psikologu Jozeph, vë theksin tek frustrimi apo ndjesia bosh më të cilët këta individë përballen,  edhe nësë arrijnë të zgjidhin problemet e të tjerëve. Plotësimi i nevojave të tjetrit nuk do të arrijë të përmbushë nevojat e vetvetes.

Nëse vuani nga sindroma e shpëtimtarit, mund të jetë e dobishme të bëni psikoanalizë ose praktika të tjera ndihmuese.