Hollywood “frenon” inteligjencën artificiale: Akademia vendos rregulla të reja për Oscarët

“Academy of Motion Picture of Arts and Sciences” ka shpallur ndryshime të reja në rregullat e saj përpara edicionit të 99-të të çmineve “Oscars” në vitin 2027, duke kufizuar përdorimin e inteligjencës artificiale.

Sipas vendimit të Bordit të Guvernatorëve, në kategoritë e aktrimit do të pranohen vetëm role që janë interpretuar realisht nga njerëz, me pëlqimin e tyre. E njëjta qasje zbatohet edhe për kategoritë e skenarit, ku percaktohet qartë se tekstet duhet të shkruara nga autorë njerëzorë për t’u kualifikuar.

Në deklaratën zyrtare, Akademia thekson se, në rastet kur përdoret inteligjenca artificiale gjenerative, ajo rezervon të drejtën të kërkojë informacion shtesë mbi mënyrën e perdorimit dhe nivelin e perfshirjes njerëzore në krijim.

Ndryshimet vijnë në një kohë kur përdorimi i Al në industrinë e filmit po rritet ndjeshëm, duke ngritur debat mbi autorësine, etikën dhe autenticitetin artistik.

Akademia ka bërë përditesime të tjera në rregullore. Për herë të parë këtë vit është dhënë çmimi për kastin më të mirë, i fituar nga Cassandra Kulukundis për filmin “One Battle After Another”.

Nderkohë nga ceremonia e vitit 2028 do të shtohet edhe një kategori e re për dizajnin e skenave të rrezikshme (stunt). 

Nje tjeter risi lidhet me kategoritë e aktrimit: një aktor mund të nominohet disa herë në të njejtën kategori, nëse performancat e tij renditen mes pesë mё të votuarve. Nese ky rregull do të ishte zbatuar më herët, Kate Winslet mund të kishte marrë dy nominime në të njëjtin vit për rolet në “The Reader” dhe “Revolutionary Road”.

Po ashtu, janë zgjeruar edhe mënyrat e aplikimit për kategoritë e filmit ndërkombëtar: përveç përzgjedhjes zyrtare nga një shtet, tashmë filmat mund të paraqiten edhe përmes një komiteti të miratuar nga Akademia, nëse kanë fituar një çmim kualifikues në një festival ndërkombëtar.