Pse macet “ulërijnë”natën?! Ekpertët japin përgjigje

Ulërima e fortë dhe shpesh e frikshme që dëgjohet gjatë natës nga macet është një fenomen i zakonshëm për këto kafshë, megjithatë  shpesh krijon shqetësim tek njerëzit. Ekspertët kanë shpjeguar se pas këtij tingulli nuk “fshihet” ndonjë fenomen misterioz, por sjellje krejtësisht natyrale e maceve.

Sipas specialistëve të sjelljes së kafshëve, macet janë krijesa mjaft aktive gjatë natës dhe përdorin zërin si një mënyrë komunikimi. Ulërima e tyre në orët e vona mund të tregojë disa gjëra të ndryshme, në varësi të situatë ku ndodhen.

Ndër arsyet më të zakonshme mbetet  kërkimi për territor ose komunikimi me mace të tjera. Në shumë raste, këto tinguj  shërbejnë si një formë “bisede” mes tyre, veçanërisht kur ndodhen në distancë nga njëra-tjetra.

Gjendja emocionale të maces mbatet një tjetër arsye thelbësore, ajo mund të ulërijë kur është e stresuar, e frikësuar apo e vetmuar,në këto raste, tingulli bëhet më i zgjatur dhe më i fortë se zakonisht.

Po ashtu, macet mund të lëshojnë këto zëra dhe si formë  për të tërhequr vëmendje, qoftë të njeriut apo maceve të tjera.

Ekspertët këshillojnë se nëse ulërima e maces bëhet shumë e shpeshtë, në mënyrë të pazakontë,ajo mund të sinjalizojë probleme shëndetësore dhe është mirë të shihet nga një veteriner.

Edhe pse tingulli i tyre mund të duket i frikshëm apo bezdisës për disa, ulërima e natës së maceve është pjesë e komunikimit të tyre natyral dhe nuk duhet parë si diçka alarmante pa arsyet përkatëse.