Vajza e Nicole Kidman dhe Keith Urban “unfollow” të atit në Instagram?! Shkak i mundshëm, një lidhje të re për muzikanin

 
Vajza 17-vjeçare e aktores Nicole Kidman dhe këngëtarit Keith Urban, Sunday Rose, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare pas një lëvizjeje në Instagram, ku i ka bërë unfollow të atit të saj, në një kohë kur në media po qarkullojnë thashetheme mbi një lidhje të re për yllin e muzikës country.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, ky veprim i adoleshentes ka nxitur diskutime  mbi marrëdhëniet familjare pas ndarjes së prindërve të saj, të cilët i dhanë fund marrdhënies 19-vjeçare disa muaj më parë.

Keith Urban, pavarësisht ketij veprimi të së bijës vazhdon ta ndjekë atë në rrjetet sociale.
Burime pranë familjes kanë deklaruar se Sunday Rose dhe motra e saj më e vogël, Faith Margaret, po qëndrojnë më afër nënës së tyre gjatë kësaj periudhe ndryshimesh, duke u përpjekur të ruajnë stabilitetin emocional. “Vajzat janë të përqendruara tek nëna e tyre dhe po përballen me situatën me kujdes,” ka deklaruar  një burim për mediat.
Ndërkohë, në media kanë qarkulluar zëra për një lidhje të re të mundshme të Keith Urban me këngëtaren Carly Scott Collins, megjithatë kjo e fundit ka mohuar këto zëra.
Vajzat e çiftit besohen se nuk janë  nuk janë të gatshme për të takuar personin e përfolur në jetën e babait të tyre. Ato janë  fokusuar në ruajtjen e ekuilibrit familjar, më afër aktores, që pas divorcit të bujshëm, në 6 janar të këtij viti.