Kylie Jenner promovon koleksionin e ri të Khy, FOTO pr*vokuese

Nëse je një nga 390 milionë ndjekësit e Kylie Jenner në Instagram, ose thjesht dikush që shfletoi rrjetet sociale gjatë Coachella, mund ta kesh vënë re se diçka po ndodh me markën e saj të modës Khy. Pas disa postimeve paralajmëruese nga Kylie Jenner gjatë Coachella, u konfirmua se ajo po rifreskon markën e saj Khy. Koleksioni i ri do të dalë më 28 prill. 

Sipërmarrësja 28-vjeçare u shfaq pa bluzë, duke modeluar një fund të shkurtër cargo me detaje metalike, ndërsa në disa poza u fotografua edhe me xhinse dhe xhaketë xhinsi pa reçipeta. Kylie theksoi se koleksioni është punuar me detaje të realizuara me dorë, duke e cilësuar si një nga projektet më të veçanta të markës së saj.

Kylie Jenner promovon koleksionin e ri të Khy, FOTO pr*vokuese

Ndërkohë, së fundmi ajo është përballur edhe me kritika nga ndjekësit në rrjetet sociale, pasi në një postim për gjërat për të cilat ndihet mirënjohëse, fëmijët e saj nuk ishin në krye të listës, gjë që nxiti reagime të shumta nga publiku. 

Sa herë që një Kardashian-Jenner lançon diçka, bota ka shumë për të thënë. Kur Jenner lançoi Khy në fund të vitit 2023, pati shumë diskutime në internet rreth prejardhjes dhe cilësisë së veshjeve. Në ditët e para, asgjë në Khy.com nuk i kalonte 200 dollarët, por çmimi i koleksionit të ri do të variojë nga 70 deri në 470 dollarë.

Kylie Jenner promovon koleksionin e ri të Khy, FOTO pr*vokuese