A i mbani mend këto 8 gjëra nga fëmijëria? Zbuloni çfarë tregojnë për mënyrën si jeni rritur
Një artikull i publikuar nga YourTang dhe i cituar nga media të ndryshme, përfshirë Klankosova.tv dhe Index.hr, trajton mënyrën se si kujtimet e fëmijërisë lidhen më shumë me mjedisin ku është rritur një person sesa me vetë ngjarjet që kanë ndodhur.
Sipas shkrimit, shumë njerëz mbajnë mend jo vetëm situata konkrete, por sidomos ndjenjën që kanë pasur gjatë fëmijërisë, si siguria, mbështetja dhe mënyra si janë trajtuar nga prindërit.
Nëse një person ka pasur mundësi të pranojë gabimet pa frikë, të dëgjohej nga prindërit dhe të ndjehej i lirë të shprehte mendimet e tij, kjo shpesh tregon për një rritje në një ambient të qetë dhe të qëndrueshëm.
Po ashtu, përmendet se fëmijët që rriten në një mjedis ku pyetjet pranohen, gabimet trajtohen pa ndëshkim të tepruar dhe rregullat janë të qarta, zhvillojnë më shumë vetëbesim dhe ndjenjë sigurie.
Artikulli shton se qëndrueshmëria e prindërve, komunikimi i hapur dhe dhënia e përgjegjësive të përshtatshme për moshën ndihmojnë në formimin e një personaliteti më të sigurt dhe më të pavarur në moshë të rritur.

