Kortizoli i lartë po ju shkatërron trupin në 'heshtje'? 6 ushqimet që e ulin natyrshëm dhe luftojnë stresin kronik
Kortizoli, i njohur si hormoni i stresit, luan një rol të rëndësishëm në trup duke ndihmuar në prodhimin e energjisë. Por kur prodhohet në nivele të larta, ai lidhet me probleme si stresi i vazhdueshëm, ankthi dhe çrregullimet e gjumit.
Sipas ekspertëve, faktorë si mbingarkesa mendore, konsumimi i tepërt i kafeinës dhe ushqyerja e pabalancuar ndikojnë në rritjen e këtij hormoni.
Për ta mbajtur në kontroll, rekomandohen disa ushqime që ndihmojnë në uljen e tij.
Kosi është një prej tyre, pasi ndihmon në balancimin e sheqerit në gjak dhe përmirëson shëndetin e zorrëve, çka lidhet me menaxhim më të mirë të stresit.
Bananet konsiderohen një zgjedhje e mirë kundër stresit për shkak të përmbajtjes së magnezit dhe energjisë natyrale që ofrojnë.
Edhe çokollata e zezë ndihmon në stabilizimin e kortizolit, ndërsa çaji jeshil ndihmon në relaksim dhe përqendrim falë përbërësve të tij.
Peshku i pasur me omega-3 ndihmon në uljen e inflamacionit dhe përmirëson reagimin e trupit ndaj stresit.
Po ashtu, manaferrat si boronicat dhe mjedrat ndihmojnë në uljen e stresit oksidativ dhe mbajtjen nën kontroll të niveleve të kortizolit.
Ekspertët sugjerojnë se përfshirja e këtyre ushqimeve në dietën e përditshme mund të ndihmojë në menaxhimin e stresit dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme.

