AGJENTI E MOHON! Gazetari turk e bën të përfunduar: Çalhanoglu te Gallatasarai në verë
E ardhmja e Hakan Çalhanoglu është e paqartë në kushtet kur kontrata e tij përfundon në vitin 2027. Një gazetar turk pohoi me bindje se këtë verë mesfushori do të transferohet në Turqi te Gallatasarai, por këto deklarata janë hedhur poshtë nga agjenti i 32-vjeçarit.
Agjenti i Hakan Calhanoglu ka hedhur poshtë kategorikisht spekulimet që e lidhin mesfushorin e Interit me një rikthim në Turqi, duke këmbëngulur se nuk ka pasur kurrë ndonjë kontakt konkret me Galatasarayn dhe se klienti i tij mbetet plotësisht i përqendruar në fitimin e Scudettos me Nerazzurrët.
“Ai ka një kontratë me Interin deri në vitin 2027 dhe është shumë i lumtur si në Itali ashtu edhe te Interi. Spekulimet rreth një transferimi të mundshëm te Galatasaray kanë dalë disa herë në të kaluarën dhe tani po riciklohen”, tha agjenti Stipic.
Agjenti i Calhanoglu-t i hedh poshtë lidhjet me Galatasarayn
Agjenti i turkut po ashtu shfrytëzoi rastin për të nxjerrë në pah ambiciet më të gjera të futbollistit, duke e përmendur Kupën e Botës si një burim motivimi shtesë për lojtarin ndërkombëtar.
“Javë pas jave, përmes performancave të tij, pasionit dhe ndjenjës së përgjegjësisë në fushë, ai vazhdon të tregojë cilësinë dhe rëndësinë e tij për ekipin”, tha ai.
Po më herët një gazetar turk shprehu bindjen se duke filluar nga sezoni i ardhshëm Çalhanoglu do veshë fanelën e Gallatasarait.
Në fakt, interesi i Galasatasaray për 32-vjeçarin është i vazhdueshëm, me gjigantët e Rams Park që po përgatiten për një transferim veror të mesfushorit Nerazzurri.
Edhe pse përpjekja e tyre për ta bindur Calhanoglun të kthehej në atdheun e tij dështoi verën e kaluar, ata ngurrojnë të dorëzohen.
Ndërkohë, e ardhmja e ish-lojtarit të Milanit në San Siro është në dyshim.
Me kontratën e tij që vlen deri në vitin 2027, Interi duhet të marrë një vendim. Ata mund ta lidhin atë me një marrëveshje të re ose të pranojnë rrezikun e humbjes së tij si transferim i lirë brenda pak më shumë se 12 muajsh.
Megjithatë, liderët e Serie A nuk janë të gatshëm ta marrin këtë rrezik.
"Mendoj se në këtë moment, Hakan Calhanoglu beson se ia ka dhënë fjalën Galatasarayt. Gjithashtu e dimë që bisedimet po përparojnë pozitivisht. Mund të them se kemi arritur në pikën ku në thelb është 'Në rregull, do të flas edhe me klubin tim' e kështu me radhë", tha gazetari.

