“ISHIM TË PAFAT”/ Tekniku i Barcelonës: Nuk mund të ankohem, ekipi luajti shumë mirë! Simeone: E merituam!

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick është i zhgënjyer për eliminimin nga Champions Ligë, por krenar për lojën që ekipi i tij bëri. Tekniku shprehet se skuadra e tij ishte e pafat, ndërsa refuzon të komentojë vendimet e gjyqtarëve. Ndërkaq, trajneri i Atletikos, Simeone thekson se skuadra e tij e meritoi kualifikimin

Barcelona nuk ia doli të kualifikohet në gjysmëfinale dhe ëndrra për të fituar Champions Ligën vijon edhe pas 11 vitesh. Katalanasit duhet të presin ende për të triumfuar në Evropë, ndërsa janë pranë triumfit në la liga.

Skuadra e Flick nuk ia doli të bëjë një përmbysje me dy gola diferencë duke u eliminuar kështu nga kompeticioni.

Pavarwsisht eliminimit, Flik përgëzoi lojën e skuadrës, ndërsa shprehet se ekipi ishte pak i pafat

FLICK: “Jemi të zhgënjyer patëm shumë raste, veçanërisht në pjesën e parë. Patëm mundësinë të shënonim një gol të tretë, por në fund e pranuam atë gol.  Luajtëm një ndeshje fantastike dhe e bëmë këtë me një lojtar më pak. E vlerësoj shumë këtë. Thjesht nuk patëm shumë fat. Mendoj se e meritonim të ishim në gjysmëfinale, por duhet ta pranojmë rezultatin.”

Flick nuk pranoi të komentonte vendimet e gjyqtarit, ndërsa theksoi se fokusi është në kampionat.

FLICK: “Duam të fitojmë La Ligën dhe duhet të punojmë shumë për ta fituar atë. E di që të gjithë donin të fitonin Ligën e Kampionëve dhe është një garë fantastike. Por në fund të fundit, fitimi i titullit të ligës është fantastik. Jemi në rrugën e duhur, por kemi ende punë për të bërë. Pas kësaj, do ta analizojmë sezonin dhe do të shohim se çfarë duhet bërë.”

Ndërkaq, trajneri Atletikos, Simeone e priste një ndeshje të fortë, por sipas tij, skuadra e tij e meritoi kualifikimin.

Simeone: “Çdo gjë mund të kishte ndodhur, sepse ata janë shumë të mirë, dhe kur luan kundër një skuadre që luan shumë mirë, atëherë je i prirur të bësh gabime, ata janë të pamëshirshëm. Ne e dinim se ata mund të shënonin një ose dy gola. Megjithëse duhet pranuar, se Barcelona të detyron të mbrohesh edhe nëse nuk do. Ka raste kur nuk do të mbrohesh, por ata të detyrojnë sepse nuk mund ta fitosh topin prej tyre. Megjithatë, nëse marrin të dy ndeshjet, ne e merituam kualifikimin”.