Ibrahimaj nga Samiti i Diasporës: Më shumë investime dhe fokus te ndërkombëtarizimi i bizneseve
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, foli në Samitin e Diasporës në panelin për biznesin dhe inovacionin, ku u ndal te roli i investimeve dhe lidhja me shqiptarët jashtë vendit.
Ajo u shpreh se investimet në vend kanë ardhur në rritje dhe po ndikojnë në zhvillimin ekonomik.
Sipas saj, një rëndësi të veçantë kanë investimet që vijnë nga diaspora, pasi përveç kapitalit sjellin edhe përvojë dhe njohuri të fituara jashtë.
Ibrahimaj u ndal edhe te synimi për të forcuar bashkëpunimin me bizneset shqiptare jashtë vendit, në mënyrë që të ndihmohen sipërmarrjet në Shqipëri të zgjerohen dhe të hyjnë në tregje ndërkombëtare.
Ajo u shpreh se me një plan më të qartë pune, Samiti i ardhshëm i Diasporës pritet të sjellë më shumë rezultate konkrete dhe të forcojë më tej lidhjet mes ekonomisë shqiptare dhe diasporës.

