“Janë bashkëpunëtorë në sulme”/ Irani kërkon miliarda dëmshpërblim nga 5 shtete arabe
Irani i është drejtuar Organizata e Kombeve të Bashkuara me një kërkesë për dëmshpërblim ndaj disa shteteve arabe në rajon.
Në një letër dërguar Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres, përfaqësuesi iranian Amir Saeid Iravani ka ngritur pretendimin se Arabia Saudite, Bahreini, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania kanë lejuar përdorimin e territorit të tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sulme ndaj Iranit.
Sipas tij, këto shtete duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të kompensojnë dëmet materiale dhe morale të shkaktuara nga sulmet, të cilat, sipas pretendimeve, kanë prekur edhe objekte civile.
Ngjarjet lidhen me sulmet ajrore që nisën më 28 shkurt nga SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit, me synimin për të goditur programet bërthamore dhe balistike.
Nga këto sulme janë raportuar viktima mes zyrtarëve të lartë dhe civilëve, si dhe dëme në infrastrukturë.
Pas kësaj, Irani ka ndërmarrë kundërpërgjigje duke goditur baza amerikane dhe objekte të rëndësishme në vendet e Gjirit, përfshirë infrastrukturë energjetike dhe aeroporte.

