L*fta në Lindjen e Mesme/ Trump: Jam i zhgënjyer nga NATO, donin të përmbaheshin nga ndihma derisa SHBA-të të fitonin l*ftën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se është shumë i zhgënyer nga NATO. Ai tha se konflikti me Iranin ka lënë një gjurmë në NATO që nuk do të zhduket kurrë.

“Duhet t’ju them se jam shumë i zhgënjyer nga NATO”, u tha Trump. 

Gjatë një konference për mediat, Trump u shpreh se anëtarët e NATO-s donin të përmbaheshin nga ndihma derisa SHBA-të të fitonin luftën.

Ai paralajmëron se nëse nuk e përmbushin afatin e së mërkurës, SHBA do të shkatërrojmë çdo infrastrukturë energjetike në Iran.