Katër filmat që do ta bëjnë Pashkën tuaj edhe më speciale

Pashkët po afrohen dhe nëse doni ta shijoni festën me familjen ose miqtë, ja katër filma perfektë për t’i parë së bashku, shkruan faqja hynerd.it.

Kush e futi në kurth lepurin Roger 

Në një Hollywood alternativ ku personazhet e animuar dhe njerëzit jetojnë së bashku, detektivi Eddie Valiant ngarkohet të hetojë një rast që përfshin yllin e filmave vizatimorë Roger Rabbit, i akuzuar për vrasje.

I drejtuar nga Robert Zemeckis, filmi konsiderohet një klasik i zhanrit të tij dhe lepurushi Roger është një nga personazhet më të dashur ndonjëherë.

Princi i Egjiptit

Për një Pashkë me temë fetare, ky kryevepër tregon historinë e Moisiut, i rritur si princ i Egjiptit pranë vëllait të tij Ramses, por i destinuar të zbulojë origjinën e tij të vërtetë.

Filmi i animuar i vitit 1998, i drejtuar nga Brenda Chapman, Simon Wells dhe Steve Hickner, konsiderohet një klasik për të rinjtë e rritur në vitet ’90 dhe vlerësohet nga kritika në mbarë botën.

Katër filmat që do ta bëjnë Pashkën tuaj edhe më

Fabrika e çokollatës

Në ribërjen e filmit klasik bazuar në romanin e vitit 1964 të shkruar nga Roald Dahl, Charlie Bucket është një fëmijë me zemër të pastër që jeton në varfëri me familjen e tij.

Jeta e tij ndryshon kur gjen një nga pesë biletat e arta që lejojnë hyrjen në fabrikën misterioze të Willy Wonka.

Brenda saj, Charlie dhe fëmijët e tjerë do të përjetojnë një eksperiencë të jashtëzakonshme mes shpikjeve të pabesueshme dhe ëmbëlsirave fantastike, por edhe mësime të rëndësishme mbi sjelljen, vlerat dhe pasojat e veprimeve të tyre.

Filmi është i disponueshëm në Netflix dhe HBO Max.

Arratia e pulave

Në një fermë pulash të drejtuar nga zonja e rreptë Tweedy, një grup pulash jeton në frikë të vazhdueshme për jetën e tyre.

Ginger, e guximshme, ëndërron lirinë dhe përpiqet vazhdimisht të organizojë një arratisje. Kur arrin Rocky, një gjel që duket se di të fluturojë, pulat më në fund shohin një shpresë.