"Koala ime e bukur", dron në Ferma VIP 3, kush e surprizoi Jonida Maliqin me fjalë të ëmbla
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2026, 11:09
Një surprizë e veçantë ka mbërritur për herë të parë në këtë edicion të “Ferma VIP”, ku fansat kanë gjetur një mënyrë origjinale për të shprehur mbështetjen e tyre.
Një parashutë me mesazh përshëndetës është dërguar drejt fermës, duke surprizuar këngëtaren Jonida Maliqi. Ky gjest ka sjellë emocione të forta tek ajo, por edhe reagime mbështetëse nga fermerët e tjerë.
Mesazhi në banderolë ishte mjaft i ndjerë dhe motivues për këngëtaren: “Koala ime e bukur. Jonida, ti je drita, energjia dhe shkëlqimi aty”.
Ky moment duket se ka forcuar më tej lidhjen emocionale mes banorëve dhe publikut, duke treguar mbështetjen e vazhdueshme të fansave për artisten brenda formatit.
View this post on Instagram
