Sheqeri në gjak po ju dëmton dëgjimin pa e kuptuar! Ja rreziku i fshehur

Niveli i lartë ose i ulët i sheqerit në gjak mund të ndikojë jo vetëm në organet kryesore të trupit, por edhe në dëgjim. Me kalimin e kohës, sheqeri i lartë dëmton enët e vogla të gjakut dhe nervat në veshin e brendshëm, ndërsa ulja e tij ndikon në mënyrën se si sinjalet nervore shkojnë drejt trurit.

Këto ndryshime mund të çojnë në humbje të dëgjimit.

Të dhënat tregojnë se personat me diabet kanë rreth dy herë më shumë gjasa të përballen me probleme dëgjimi krahasuar me të tjerët.

Edhe ata që janë në fazën e paradiabetit kanë rrezik më të lartë. Në këtë ndikojnë edhe faktorë të tjerë si mosha, trashëgimia, zhurmat e forta dhe përdorimi i disa medikamenteve.

Në disa raste, ilaçet kundër dhimbjes dhe barna të tjera mund të ndikojnë negativisht në dëgjim. Problemet në veshin e brendshëm mund të prekin edhe ekuilibrin, duke rritur rrezikun për humbje stabiliteti, sidomos tek personat me diabet.

Humbja e dëgjimit shpesh ndodh gradualisht dhe mund të mos vihet re menjëherë. Shenjat më të zakonshme janë vështirësia për të dëgjuar bisedat, sidomos në ambiente me zhurmë, nevoja për të rritur volumin e televizorit dhe ndjesia sikur të tjerët flasin më ulët.

Për të shmangur këto probleme, rekomandohet kontrolli i rregullt i nivelit të sheqerit në gjak, kontrolle të dëgjimit dhe kujdes me faktorët që mund ta përkeqësojnë atë. Ruajtja e shëndetit të përgjithshëm ndihmon edhe në mbrojtjen e dëgjimit.