Klikime të blera për Ferma Vip? Reagon Arbana Osmani

Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar publikisht mes debatit të ndezur për shikueshmërinë dhe klikimet në rrjet, duke dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë që po bën xhiron e mediave sociale.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka ndarë një grafik krahasues të kërkimeve në YouTube mes “Ferma VIP” dhe “Big Brother VIP Albania”, ku sipas të dhënave, formati i ri ka arritur të “thyejë” dominimin disa mujor të Big Brother në kërkime.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është mesazhi i saj i prerë: “PS: kërkimet nuk blihen!”, një deklaratë që shihet si një përgjigje indirekte ndaj zërave dhe akuzave për manipulim të shikueshmërisë online.

img 6980

Reagimi i Arbana Osmani vjen në një moment kur diskutimet për klikime të blera dhe audience të manipuluar janë intensifikuar, sidomos mes fansave të formateve rivale.

Postimi i saj është interpretuar nga ndjekësit si një qëndrim i qartë në mbrojtje të suksesit organik të “Ferma VIP”, duke theksuar se interesi i publikut reflektohet në kërkime reale dhe jo në shifra të fryra artificialisht.