NDËRROHET ORA GJATË NATËS/ Shqiptarët humbasin 1 orë gjumë duke hyrë zyrtarisht në orën verore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2026, 07:27
Në orët e para të së dielës, më 29 mars, në vend u bë ndryshimi i orës.
Në 02:00 të mëngjesit, akrepat u zhvendosën 60 minuta përpara, duke kaluar në orën verore.
Ky ndryshim bën që njerëzit të flenë një orë më pak atë natë dhe të nisin ditën më herët se zakonisht.
Qëllimi është shfrytëzimi më i mirë i dritës natyrore gjatë ditës dhe ulja e konsumit të energjisë elektrike.
Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fund të tetorit, kur akrepat do të kthehen sërish një orë pas.

