"Zbërthehet" Zelensky: SHBA na jep garanci sigurie vetëm nëse heqim dorë nga Donbasi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2026, 11:21
Shtetet e Bashkuara e kanë bërë ofertën e tyre për garanci sigurie të nevojshme për një marrëveshje paqeje në Ukrainë të kushtëzuar me dorëzimin e të gjithë rajonit lindor të Donbasit nga Kievi ndaj Rusisë, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky
“Amerikanët janë të gatshëm të finalizojnë garancitë e nivelit të lartë sapo Ukraina të jetë gati të tërhiqet nga Donbasi”, deklaroi udhëheqësi i Kievit.
”Një tërheqje e tillë do të kompromentonte sigurinë si të Ukrainës, ashtu edhe të Evropës”, shtoi Zelensky.
