SHQIPËRI, KUJDES SULMIN POLAK! 3 sulmuesit polakët kanë shënuar 39 gola në këtë sezon

Kombëtarja duhet të ketë kujdes nga sulmi polak. 3 sulmuesit kryesorë, kanë shënuar në total 39 gola në total. Në krye qëndron Levandovski me 16 gola. Ndërkaq, 4 sulmuesit shqiptar kanë shënuar 26 gola në total

Kur rival ëshë një lojtar klasi si Robert Levandovski, rreziku është shumë i madh dhe vëmendja duhet të jetë i lartë. Në vitin 2021, sulmesi e ndëshkoi Shqipërinë me një gol në fitoren 4 me 1 për eliminatoret e kupës së botës. 

5 vite më pas, Levandovski do të synojë të bëjë të njëjtën gjë, por këtë herë në një ndeshje akoma më të rëndësishme. 

Mbrojtësit e Kombëtares kanë një detyrë të vëshirë për të markuar sulmuesin e Barcelonës, që deri më tani ka shënuar 16 gola. Polaku vazhdon të tregojë formën e tij të shkëlqyer, me katalanasit duke duke dhënë edhe 3 asist.

Por Levandovski nuk është i vetmi lojtar nga i cili duhet të kemi kujdes. Një tjetër armë e fortë në sulmin polak është Piatek, aktualisht pjesë e Al-Duhail .

Me 14 gola dhe 4 asist këtë sezon, Piatek po kalon një formë mjaft të mirë dhe pritet të jetë një rrezik konstant për mbrojtjen kuq e zi. Në formë të mirë është edhe Śviderski. Ai ka shënuar 9 gola dhe 3 asiste gjatë këtij sezoni.

Megjithatë, rreziku nga polakët mund të vijë nga cdo repart. Pjesa më e madhe e futbollistëve janë të gjatë, dhe mund të shfrytëzojnë goditjet e këndit apo krosimet.

Ndërkaq, 4 sulmuesit shqiptar kanë shënuar 26 gola në total. Në krye të listës është Ernest Muçi. Sulmuesi ka shënuar 13 gola me Trabzonsporin në Turqi. Më pas vjen Mehmeti me 11 realizime në championshipin anglez.

Përvec këtyre dy lojtarëve, statistikat janë më të dobta për Uzunin dhe Brojën. Uzuni ka shënuar 1 gol në shba, po aq sa Broja në Angli.