TRONDITËSE NË SHBA/ Zjarri në banesë i merr jetën tragjikisht gazetares dhe tre fëmijëve të saj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Minesota, ku një zjarr në banesë ka marrë jetën e një nëne dhe tre fëmijëve të saj.
Viktimat janë identifikuar si gazetarja e hokejit, Jessie Pierce, 37 vjeçe, dhe tre fëmijët e saj.
Ata u gjetën të vdekur pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e tyre në White Bear Lake.
Në këtë ngjarje humbi jetën edhe një kafshë shtëpiake e familjes.
Ironikisht, vetëm një ditë më parë, Pierce kishte ndarë në rrjetet sociale një dalje të lumtur me fëmijët e saj, teksa shijonin akullore.
Shkaku i zjarrit ende nuk është i qartë, dhe autoritetet po hetojnë për të zbardhur rrethanat.
National Hockey League (NHL) ka shprehur ngushëllime për humbjen e familjes Pierce, duke e përshkruar Jessie Pierce si një anëtare të vlefshme të ekipit NHL.com për një dekadë.
Ngjarja ka prekur thellë komunitetin sportiv dhe më gjerë, duke lënë një dhimbje të madhe për humbjen e parakohshme të një nëne dhe fëmijëve të saj.
NEW: Beloved NHL reporter Jessi Pierce, 37, and her three children — Hudson, Cayden, and Avery — died in a house fire in White Bear Lake, Minnesota on Saturday
— Unlimited L's (@unlimited_ls) March 23, 2026
Fire crews responded just before 5.30 a.m. after neighbors reported flames coming through the roof and believed people… pic.twitter.com/XXv2w3hn5z

