"Inteligjenca artificiale nuk e zëvendëson njeriun"/ Mertenika: Përshpejton detyrat rutinore dhe komplekse

Në studion e Ora News është i ftuar Ermand Mertenika, inxhinier biomjekësor, për të diskutuar ndikimin e inteligjencës artificiale në punë dhe teknologji.

Mertenika e sheh IA-në si një mjet që ndihmon njerëzit, jo si një kërcënim për vendet e punës.

"Inteligjenca artificiale nuk zëvendëson njeriun, por e bën punën më të lehtë dhe më efikase. Ndihmon të përshpejtojmë detyrat që kërkojnë shumë kohë dhe përkushtim."-tha ai.

Ai shton se asistenti virtual si ChatGPT apo Copilot i Microsoft po ndihmojnë profesionistët të marrin vendime më të shpejta dhe të reduktojnë lodhjen gjatë punës.

"Për detyrat rutinore dhe komplekse, IA është një aleat i pazëvendësueshëm. Ti mund të marrësh informacion dhe ta përdorësh për të përfunduar punën në kohë shumë të shkurtër."- u shpreh Mertenika.

Mertenika përfundon duke theksuar se fokusi i njeriut mund të zhvendoset drejt kreativitetit dhe inovacionit, ndërsa IA merr përsipër pjesën më monotone të detyrave.

Ndiqni intervistën e plotë: