Teqeja e Zallit në Gjirokastër dëshmi e aktivitetit të bektashinjve në Shqipëri nga shek. XVIII

Teqeja e Zallit në Gjirokastër është një monument i rëndësishëm kulturor dhe fetar, i ndërtuar në vitet 1796-1798 nga Sejid Asim Babai, një misionar i dalluar i bektashinjve.

Kryeministri Edi Rama sot në ditën e Sulltan Nevruzit ndau në rrjetet sociale pamje nga ky objekt, i cili ka një rol të veçantë në historinë e Gjirokastrës dhe të gjithë Shqipërisë, duke përcjellë trashëgiminë kulturore dhe fetare.

Teqeja e Zallit është një dëshmi e aktivitetit të bektashinjve në Shqipëri që nga shekulli XVIII. Ndërtimi i saj është lidhur me emrin e Sejid Asim Babait, i cili erdhi nga qendra e bektashinjve në Haxhi Bektash dhe shërbeu si misionar në këtë zonë.

Ky monument është dëshmi e një fryme të hapur dhe tolerante fetare që ka karakterizuar jetën e bektashinjve në Shqipëri.

Teqeja e Zallit në Gjirokastër dëshmi e aktivitetit të

Në veçanti, biografia e Sejid Asim Babait shquhet përkatësisht pë rtitullin “Sejid”, duke rrjedhur nga raca e imameve, e cila shkon deri tek imami i shenjtë Ali Bin Ebu Talibi. Ky fakt ka bërë që teqeja të jetë e njohur edhe si një vend i rëndësishëm fetar në këtë zonë.

Teqeja ka shërbyer si një qendër e mësimit dhe pasqyrë e një feje të veçantë, duke ndikuar në jetën kulturore dhe fetare të Gjirokastrës dhe zonës përreth.

Teqeja e Zallit në Gjirokastër dëshmi e aktivitetit të

Ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe gjatë periudhës së Lidhjes së Prizrenit, duke u kthyer në një shkollë klandestine shqiptare ku u zhvilluan aktivitete të rëndësishme shqiptare për mbrojtjen e identitetit kombëtar.

Teqeja e Zallit ka qenë një burim intelektual dhe kulturor për komunitetin e Gjirokastrës, duke shërbyer si depo librash shqip dhe si vend ku kryheshin aktivitete kulturore dhe arsimore.

Kjo teqe ka lënë një ndikim të thellë në historinë dhe trashëgiminë e Gjirokastrës, duke treguar një rrugë të ndriçuar drejt ruajtjes së kulturës dhe identitetit fetar në këtë pjesë të Shqipërisë.