Britania e Madhe hedh poshtë pretendimin e Izraelit: Nuk ka prova se Irani mund të g*dasë Londrën

I pyetur përsëri për komentet e IDF-së, ai deklaroi se edhe nëse Irani do të ishte në gjendje të niste sulme në një distancë të tillë, forcat e armatosura britanike do të ishin në gjendje të mbronin vendin.

Së fundmi Irani ka shënjestruar bazën e përbashkët ushtarake SHBA-Britani në Ishujt Chagos në Oqeanin Indian, që ndodhet rreth 3.800 kilometra larg Iranit.

Përshkallëzimi rajonal ka vazhduar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë Liderin Suprem Ali Khamenei.

Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa duke synuar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë “asete ushtarake amerikane”.