Rrëzimi i helikopterit në Katar, humbin jetën shtatë persona 

Shtatë persona u gjetën të vdekur pas përplasjes helikopter, njoftoi Ministria e Brendshme Katari. Mediat shkruajnë se Ministria e Mbrojtjes e Katarit njoftoi se helikopteri pësoi një dështim teknik gjatë një misioni rutinë dhe u rrëzua në një zonë detare të vendit.

Pak më vonë u bë e ditur se nga rrëzimi i helikopterit mbeti i vrarë një pjesëtar i Forcave të Armatosura turke, ndërsa në helikopterin fatal ndodheshin edhe dy turq të tjerë, punonjës të ASELSAN.

Në një postim në X, ministria tha se operacionet e kërkim-shpëtimit në ujërat territoriale të Katarit çuan në identifikimin e të shtatë personave në bordin e helikopterit.