NUK KA MREKULLI NË “ANFIELD”/ Liverpool mposhti 4-0 Galatasaray, Bayern mund 4-0 Atalantën

Nuk ka mrekulli në “Enfilld”. Liverpuli ka mposhtur 4 me 0 Gallatasarajn duke bërë të pavlefshëm fitoren e turqve në ndeshjen e parë. Tjetër fitore të thellë arriti Bajern, që mundi 4 me 1 Atalantën e Berat Gjimshiti. Mbrojtësi nuk mori asnjë minutë në këtë sfidë.

Në “Enfilld” përmbysjet janë të rralla, dhe ata mund ti bëjë vetëm Liverpol. Të kuqtë mposhtën 4 me 0 Gallatasarajn duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër. Skuadra e Slot nuk e disktuoi fitoren në shtëpi, teksa zhbllokoi sfidën pas 25 minutash lojë me Sobozlajn.

Në pjesën e dytë, të kuqtë shtuan sulmet dhe shënuan edhe 3 herë të tjera duke vulosur kapitullimin e turqve.  Në harkun kohor të dy minuave, anglezët shënuan dy herë me Ekitike dhe Gravenbek.

Sfida u vulos nga Salah, i  cili pasi humbi një penallti, shënoi një supergol nga jashtë zone.

Liverpuli do të ndeshet me PSG në cerekfinale.

Në gjermani, Bajerni ka marrë një tjetër fitore të thellë ndaj Atalantës. Bavarezët triumfuan 4 me 1 në ndeshjen e kthimit duke e dërguar rezultatin e përgjithshëm në 10 me 2. Italianët ishin të pafuqishëm për të përballuar Bajernin. Protagonist ishte Herri Kejn që realizooi dopjetë.

Gjurmë në këtë sfidë lanë edhe Karl dhe Diaz që shënuan nga një gol

Rrjeta samardziç në fund të sfidën vlen vetëm për statistikë, pasi italianët largohen më turp nga champions ligë. Këtë disfatë të rëndë, Berat Gjimshiti e përjetoi nga stoli, pasi nuk u aktivizua asnjë minutë. Në cerekfinale, Bajerni do të ndeshet me Real Madrid. Sfida e parë do të luhet në Bernabeu më 7 prill, ndërsa ajo e kthimit një javë më pas