SONTE CHAMPIONS/ Bayern dhe Atletico një hap larg çerekfinaleve, Barcelona pret Newcastle

Sonte në mbrëmje do të mësohen 4 skuadra e tjera cerekfinaliste. Liverpulit i duhet të bëjë një pëmbysje në Anfilld ndaj Gallatasarait,ndërsa Bajerni dhe Atletiko janë një hap larg kualifikimit pasi kanë fituar ndeshjet e para me rezultat të thellë.

Në Anfilld pritet të jetë tjetër histori. Një javë pas humbjes në Turqi, Liverpuli sfidohet nga Gallatasarai në shtëpi. Skuadra e Arne Slot duhet të bëjë një përmbysje për të siguruar një vend mes 8 ekipeve më të mira të champions ligë. Të kuqtë kanë humbur 1 me 0 ndeshjen e parë, por para tifozëve synojnë një fitore të thellë. Liverpuli nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, teksa kanë dy fitore ne 5 ndeshje, por në champions ligë është tjetër histori. Fituesi i kësaj sfide do të ndeshet me PSG.

Një tjetër përballje interesante është ajo mes Tottenham Hotspur dhe Atletico Madrid. Spanjollët vijnë me avantazhin e 3 gola në këtë sfidë. Londinezët duhet të bëjnë një ndeshje të madhe në shtëpi, për të tentuar përmbysjen. Spursat nuk po kalojnë një sezon të mirë në kampionat teksa rrezikojnë të bien nga premier liga. Në disavantazhin e tre golave, anglezët e kanë të vështirë të bëjnë një përmbysje për të shpëtuar sezonin. Skudra që do të kalojë më tej do të ndeshet me Barcelonën ose NJukasëll.

Bajerni do të presë në Mynih, Atalantën. Në avantazhin e 5 golavave, bavarezët e kanë detyrën e lehtë ndaj italianvë. I vetmi problem për gjermanët është mungesa e portierëve. Kompani nuk ka në dispozicion 3 gardianët e parë dhe mund të detyrohet të ftojë në skuadër një 16 vjecar. Atalanta është e vetmja skuadër italiane në champions, por me shumë gjasa, edhe bergamaskët do të kenë fatin e inter, juventus e napoli. Atalanta duhet të përmbysë një rezultat prej 5 golash, një mision thuajse i pamundur përballë Bajernit të Mynihut. Sfida e kthimit do të luhet në orën 21:00 në gjermani. Në cerekfinale me shumë gjasa do të ketë një tjetër finale të parakohshme, pasi skuadra që do të kalojë më tej do të ndeshet me Real madrid.

Barazimi në fund në angli, ia ka bërë më të lehtë punën Barcelonës për ndeshjen e kthimit. Katalanasit luajnë në kamp nou ndeshjen e kthimit para 60 mijë tifozëve. Skuadra e Flik nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi dhe sonte ndaj Njukasëll nuk pritet te ketë ndonjë surprizë