RIKTHIM NË VITET 20’-30’/ Personazhet e animuara rrisin lidhjen me konsumatorit
Stili i vizatimit Rubber Hose po rikthehet fuqishëm në dizajnin modern, duke i dhënë markave një pamje nostalgjike. Ky trend është veçanërisht i popullarizuar në ushqim, modë dhe media, ku personazhet e animuar krijojnë një identitet më të afërt për konsumatorët.
Një stil i veçantë vizatimi, i njohur si Rubber Hose, po rikthehet fuqishëm në dizajnin modern, duke u bërë pjesë e markave të ushqimit, modës dhe mediave.
Ky stil, i cili e ka origjinën në animacionet e viteve 1920–1930, karakterizohet nga figura me gjymtyrë të lakuara dhe shprehje të ekzagjeruara, duke i dhënë produkteve një pamje lozonjare dhe nostalgjike.
Nga piceritë artizanale te markat e kafesë dhe podcastet, gjithnjë e më shumë biznese po përdorin personazhe të animuar për të krijuar një identitet më të afërt dhe të lehtë për konsumatorët.
Dizajneri Patrick Schmidt është një nga emrat që ka ndihmuar në përhapjen e këtij trendi, duke kombinuar me komikët e vjetër.
Sipas ekspertëve të dizajnit, popullariteti i këtij stili lidhet edhe me klimën aktuale sociale dhe ekonomike. Në një kohë pasigurish, elementet vizuale që sjellin humor dhe thjeshtësi bëhen më tërheqëse për publikun.
Kjo qasje ndihmon markat të duken më pak formale, duke i diferencuar nga estetika minimaliste dhe shpesh e ftohtë e dekadës së kaluar.
Megjithatë, jo të gjithë e shohin këtë trend pozitivisht. Disa kritikë argumentojnë se përdorimi i tepërt i këtij stili po e bën dizajnin të njëtrajtshëm dhe pa identitet.
