Brikena apo Gimbo? Merr fund dilema. Ja cili nga dy banorët u eliminua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2026, 00:59
Gimbo është banori që u eliminua këtë të martë nga Big Brother VIP 5.
Prej më shumë se 50 ditësh, Gimbo ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por aventura e tij erdhi drejt fundit.
Ai ishte në një nominim kokë më kokë me Brikenën, pasi nuk mundi të shpëtonte në televotimin e të shtunës, ku ishin pjesë edhe Selin me Mateon.
Nga ana tjetër, Brikena u rikthye në shtëpi dhe do të ketë mundësinë për të vazhduar garën për Çmimin e Madh.
