Balkan Cybersecurity Days 2026 hapet në Shkodër/ Fokusi mbi bashkëpunimin rajonal

Edicioni i katërt i Balkan Cybersecurity Days 2026 nisi sot në Shkodër, duke mbledhur profesionistë të sigurisë kibernetike nga institucionet publike dhe private në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë për të shkëmbyer pikëpamje mbi kërcënimet aktuale, zhvillimet e politikave dhe bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë kibernetike.

Konferenca organizohet nga Geneva Centre for Security Sector Governance (DCAF), Forum of Incident Response and Security Teams (FIRST) dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Western Balkans Cyber Capacity Centre (WB3C).

Në fjalën hyrëse, Drejtori i Përgjithshëm në detyrë i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Saimir Kapllani, theksoi se sulmet kibernetike nuk njohin kufij dhe se aktorët keqdashës shpesh synojnë njëkohësisht disa vende në rajon.

Sipas tij, vetëm përmes shkëmbimit të informacionit mbi kërcënimet, teknikat e sulmit dhe dobësitë mund të parandalohet më herët dhe të sigurohet një reagim më efektiv.

Sesioni hapës përfshiu gjithashtu fjalë përshëndetësenga Nicholas Abbott, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, i cili vlerësoi këtë aktivitet si një hapësirë të rëndësishme për komunikim në peizazhin rajonal të sigurisë kibernetike. Programi përfshiu gjithashtu një fjalë kryesorenga përfaqësuesja e Divizionit të Strategjisë dhe Politikave të Sigurisë Kibernetike të BE-së pranë Autoritetit Italian për Sigurinë Kibernetike, e cila foli mbi rreziqet e zinxhirit të furnizimit te kërcënimet kuantike dhe orientimi në sfidat e sotme të sigurisë kibernetike.

Gjatë tre ditëve të zhvillimit të konferencës, pjesëmarrësit do të angazhohen në 20 sesione plenare dhe tre drejtime të specializuara trajnimi, duke krijuar hapësira për diskutim, shkëmbim njohurish dhe bashkëpunim në të gjithë rajonin. Konferenca organizohet në kuadër të projektit të DCAF “Programme for Good Cybersecurity Governance in the Western Balkans”, i mbështetur nga Foreign, Commonwealth & Development Office (FCDO) i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Balkan Cybersecurity Days 2026 hapet në Shkodër/ Fokusi mbi