Toçi: Dh*na trajtohet njësoj nga ligji, si gjatë marrëdhënies ashtu edhe pas ndarjes

Fenomeni i dhunës pas ndarjes, i cili shpesh arrin deri në humbje jete, është kthyer në një shqetësim madhor social.

Për të kuptuar rrënjët e këtij makthi që po prek shumë çifte, psikologia Bona Meaklyey dhe avokatja Dea Toçi analizuan në studion e emisionit “Epiqendër” në “Ora News” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, shkaqet psikologjike dhe kuadrin ligjor, duke nxjerrë në pah se problemi është më i thellë se sa duket.

Nga këndvështrimi ligjor, avokatja Dea Toçi sqaron se legjislacioni shqiptar nuk bën dallim mes dhunës brenda një marrëdhënieje aktive dhe asaj pas ndarjes. Mjetet mbrojtëse, si urdhri i mbrojtjes dhe kallëzimi penal, janë të vlefshme në të dyja rastet, duke i ofruar viktimës të njëjtën mbrojtje ligjore pavarësisht statusit të lidhjes.

Megjithatë, Toci ngre një problem thelbësor: normalizimi dhe mos denoncimi i dhunës verbale.

“Janë pothuajse inekzistente rastet kur një grua denoncon dhunën verbale. Duket sikur jemi mësuar ta tolerojmë terrorin psikologjik,” pohon ajo. Ky tolerim krijon një ambient të rrezikshëm ku agresori ndihet i lirë të kalojë në shkallën tjetër të dhunës.

Avokatja Dea Toçi: “Ka një trajtim të përafërt dhe gati të njëjtë në të gjitha rastet e dhunës. Verbale faktikisht nuk është se konstatohet nga ligji, sepse janë pothuajse inekzistente rastet kur një grua denoncon dhunën verbale.

Pra ajo duket sikur jemi mësuar ta tolerojmë të gjithë, një njeri që bërtet, një njeri që ushtron terror psikologjik. Kështu që rastet e dhunës verbale nuk janë trajtuar. Por në momentin që fillon dhuna fizike më pas apo përndjekja, apo vepra të tilla penale të cilat i kryen njëri partner apo ish-partner ndaj tjetrit, para ligjit trajtohen në mënyrë të barabartë, si në rastin kur ata janë në një marrëdhënie aktuale, si në rastin kur kjo marrëdhënie ka përfunduar.

Pra dhe kur gruaja, ish-gruaja, e dashura, ish-e dashura, bashkëjetuesja, ish-bashkëjetuesja kërkon para ligjit që nga urdhri i mbrojtjes, e paraqitet qoftë para gjykatës, apo para komisariatit të policisë që ka pranë banesës së saj. Më pas edhe në momentin që ka një dhunë dhe për këtë arsye ajo paraqitet prokurorisë për të bërë një kallëzim penal, ligji nuk e, nuk e diferencon pra, gruan nga ajo që ka përfunduar martesa, apo qoftë edhe në raste kur nuk kanë pasur një martesë, një celebrim aktual ligjor dhe kanë qenë thjesht në një bashkëjetesë, po flas.

Për këtë arsye, edhe vetë ligji sepse është ndër të paktat raste kjo e, e, le ta quaj, e dhunës në familje, rastet kur ligji duket që nuk ka, nuk ka mangësi.

Flas në momentin që paraqitesh para gjykatës edhe kërkon atë mbrojtjen ligjore dhe dënimin për fajtorin, duket që ligji nuk ka mangësi, por mendoj që të gjitha këto problemet që vijnë në familjet apo në çiftet shqiptare do them, sepse për Shqipërinë po flasim, janë shkak i një mendësie të gabuar që kanë vajzat edhe djemtë, që në momentin që lindin dhe rriten në familjet e tyre e më pas kur krijon familje me, me, me partnerët përkatës.

Kështu që, për ta përmbledhur pyetjen që më bëre, janë të njëjta dënimet që merr fajtori në këtë rast, sikur dhunon gruan, sikur dhunon atë që ka mbaruar martesa, ashtu edhe në raste kur kanë qenë thjesht në bashkëjetesë”.

NDIQNI EMISIONINE PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”