FOTO/ Afërdita Dreshaj feston ditëlindjen e 5-të të djalit, urimi i saj prek ndjekësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2026, 13:51
Afërdita Dreshaj ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi të veçanta për të festuar ditëlindjen e djalit të saj.
I vogli i saj, Sky Blue, ka mbushur 5 vjeç dhe me këtë rast modelja dhe këngëtarja shqiptare ka bërë një urim shumë emocional për të.
Në fjalët e saj, Afërdita ka shprehur dashurinë e madhe që ajo dhe bashkëshorti ndjejnë për djalin e tyre, duke e cilësuar si bekimin më të madh në jetën e tyre.
Fotografitë e publikuara kanë marrë menjëherë shumë komente dhe urime nga ndjekësit.

View this post on Instagram

