"I pari vend problematik për paqen"/ Gjoka: Vendimi në Kuvend për Iranin, pozicionim me aleatët kryesorë si SHBA-ja
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Sokol Gjoka, ishte në një lidhje direkte për Ora News për të folur mbi vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për të shpallur Iranin si organizatë terroriste.
Gjeta e sheh këtë vendim si një pozicionim të qartë politik të Shqipërisë në linjë me aleatët kryesorë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara.
Sipas tij, Irani konsiderohet një faktor destabilizues jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe më gjerë, me ndikim që arrin deri në Evropë.
“Irani është parë si një vend problematik për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, jo vetëm në rajon, por edhe për ndikimin që ka në konflikte të tjera, përfshirë mbështetjen ndaj Rusisë në Ukrainë.”-tha Gjoka.
Ai shton se miratimi i rezolutës formalizon një qëndrim zyrtar të Shqipërisë dhe angazhon institucionet për hapa konkretë në fushën e sigurisë kombëtare dhe kontributit në sigurinë globale.
Vendimi e vendos Shqipërinë në të njëjtën linjë me partnerët strategjikë, ndërsa brenda Bashkimit Evropian qëndrimet mbeten të ndara për këtë çështje.
Ndiqni intervistën e plotë:

