Forcat izraelite eliminojnë 'kokën' e milicisë iraniane, Gholamreza Soleimanin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2026, 10:45
Forcat ajrore izraelite kanë vrarë Gholamreza Soleimanin, komandantin e njësisë paraushtarake iraniane Basij, që ka qenë aktiv në shtypjen e protestave antiqeveritare në Iran.
Sipas një njoftimi të IDF-së në Telegram, Soleimani ka qenë në krye të Basijit, një milici e lidhur me Gardën Revolucionare, për gjashtë vjet. Operacioni u krye të hënën dhe synonte goditjen e udhëheqësit të milicisë.
Ende nuk ka asnjë reagim nga mediat ose autoritetet iraniane mbi këtë ngjarje.
