'MILICIA' SHËNJESTRON IRAKUN/ Ambasada amerikane në Bagdad lëshon alarmin e sigurisë për qytetarët amerikan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2026, 08:42
Ambasada e SHBA-ve në Bagdad është vënë në shënjestër nga një valë sulmesh me dronë dhe raketa, sipas raportimeve nga Reuters dhe AFP.
Burime të sigurisë irakiane kanë thënë kësaj të fundit se ishte “sulmi më intensiv që nga fillimi i tyre”.
Ambasada kishte lëshuar një alarm të ri sigurie për qytetarët amerikanë në Irak rreth gjashtë orë më parë, ku paralajmëronte se “milicitë terroriste të lidhura me Iranin kanë sulmuar në mënyrë të përsëritur Zonën Ndërkombëtare” në qendër të Bagdadit.
