Mbesa e Robert Ndrenikës e irrituar me 'inteligjencën' banorëve të BBV: Turp nuk është të puthësh një djalë, por të mos dish kush e ka shkruar...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2026, 13:08
Pas një sfide me pyetje të dhëna në Big Brother për banorët dhe rezultateve për të dëshiruar, një reagim në rrjet ka pasur edhe mbesa e Robert Ndrenikës, Ana, me profesion mjeke.
Jetojmë në një kohë që shumë prej atyre që na rrethojnë, dinë në detaj emrat e firmave të çantave luksoze, por nuk dinë të thonë se kush e ka shkruar “Iliadën” ose sa vite ka një shekull. Drama nuk qëndron vetëm te mungesa e mendimit kritik, por edhe te mungesa e njohurive THEMELORE bazike. Më e rënda, vetë komentuesit shkruajnë: Hë, se dhe ju të tjerët mos bëni sikur i dini, i lexoni në ChatGpt.
