Pasardhësi i Ali Khamenei operim sekret në Rusi/ Lideri i ri pas ndërhyrjes kërkon hakmarrje për s*lmet
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se ka udhëtuar për në Moskë për një operacion mjekësor pas plagëve që mori gjatë sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit në Teheran më 28 shkurt.
Sipas mediave, trajtimi i tij është kryer në një spital të specializuar rus, dhe thuhet se operacioni ka qenë “i suksesshëm”.
Megjithatë, Ministria e Jashtme e Iranit ka njoftuar se Khamenei është i shëndetshëm dhe po menaxhon situatën normalisht.
Spekulimet rreth shëndetit të tij janë shtuar pas vdekjes së babait të tij, Ajatollah Ali Khamenei, gjatë të njëjtave sulme.
Mojtaba Khamenei ka lëshuar një mesazh përmes televizionit shtetëror, duke thënë se do të hakmerret për vdekjet e udhëheqësve dhe të qytetarëve iranianë që kanë humbur jetën në këtë konflikt.
Ai gjithashtu paralajmëroi se do të vazhdojë sulmet ndaj disa vendeve arabe të Gjirit dhe mund të përdorë Ngushticën e Hormuzit si një mjet presioni kundër SHBA-së dhe Izraelit.
Ky zhvillim vjen në një moment të tensionuar në Lindjen e Mesme, ku frika nga përshkallëzimi i konfliktit dhe ndikimi në tregjet globale të energjisë mbetet i lartë.

