Kim Antonelli në lot pas fitores: "Në fund për pak sa nuk pësova një at*k në zemër..."

"Më bën të qaj... Falë ekipit tim, ata më ndihmuan ta bëja këtë ëndërr realitet. Në të vërtetë e ëndërrova, është një fitore emocionuese. Jam vërtet i lumtur, thashë të shtunën se doja shumë ta riktheja Italinë në shkallën më të lartë të podiumit dhe ia dola. 

Gati sa nuk pësova një atak në zemër me bllokimin tre xhiro nga fundi, isha i shpërqendruar, por ishte një garë e shkëlqyer. Ndihesha i qetë, edhe në rinisje. Ia dedikoj fitoren familjes sime dhe të gjithë miqve të mi në shtëpi.

Ishte një nisje e vështirë, në nisje mbulova shumë pjesën e brendshme dhe ia hapa derën Ferrarit, por ritmi ynë ishte superior dhe ia dola. Nuk kisha shumë besim në nisje. Me gomat e mesme, George kishte më shumë ritëm, por me gomat e forta isha më i mirë.

Gara për titull? Jemi vetëm në fillim, George është shumë i fortë në çdo aspekt, nuk do të jetë e lehtë ta mposhtim, por po mësoj shumë prej tij, për mua është një mundësi e shkëlqyer për t'u rritur.

Do të shohim çfarë do të ndodhë. E kam arritur qëllimin tim të parë, është gjithashtu një pikënisje. E rëndësishme. Që tani e tutje do të kem një qasje më të qetë, por do të duhet të vazhdoj të përpiqem me force”.