“ME FAT”, NJË REALITET SHQIPTAR!/ Kryemadhi vjen si aktore e producente pas largimit nga politika aktive

Me fat, filmi që sjell Monika Kryemadhin nën petkun e actor dhe producentes pas ndarjes nga politika pati premierën e shumëpritur.

Tapetit të kuq, krahas protagonistëve iu bashkuan personalitete të kulturës, artit, jetës publike, medias dhe biznesit.

Ndanë urime e vlerësime për guximin e një kapërcimi nga salla  e kuvendit e debatit politik tek ekrani I madh

Monika Kryemadhi, tregoi se tematika e filmit prek çështje që rrallë janë trajtuar në projekte të mëparshme kinematografike.

E pyetur për pritshmëritë nga ky produksion, theksoi se publiku do të jetë ai që do të japë vlerësimin përfundimtar për filmin.

Visjan Ukcenaj, i njohur për rolet e tij në komedi, por këtë herë vjen me një interpretim ndryshe.

Filmi trajton realitetin e familjes dhe shoqërisë shqiptare, duke sjellë histori dhe emocione që prekin përditshmërinë e shumë njerëzve.