Cher është martuar sërish? Ja detaji që ngriti pikëpyetjet

Cher ka nxitur spekulime të reja për një martesë të mundshme me partnerin e saj Alexander ‘AE’ Edwards, pasi u shfaq me një unazë të madhe diamanti në gishtin e martesës gjatë dasmës së djalit të saj, Chaz Bono.

Sipas raportimeve, artistja u pa të hënën në hotelin historik Hollywood Roosevelt Hotel në Los Angeles, ku mori pjesë në ceremoninë e martesës së djalit të saj me partneren Shara Blue Mathes.

Ajo tërhoqi menjëherë vëmendjen me një unazë të madhe diamanti dhe një unazë tjetër në të njëjtin gisht, duke ngritur dyshime se mund të jetë martuar në fshehtësi.

Cher dhe Alexander “AE” Edwards e bënë publike lidhjen e tyre në fund të vitit 2022 dhe shpesh kanë mbrojtur marrëdhënien e tyre, pavarësisht diferencës rreth 40-vjeçare në moshë.

Artistja ka folur shpesh edhe për djalin 6-vjeçar të Edwards, Slash, të cilin ai e ka nga lidhja me ish-partneren Amber Rose.

Në një intervistë në fillim të këtij viti, Cher tha se para se të njihte Edwards, shpesh shprehej me shaka se dëshironte “një burrë dhe një vogëlush” në jetën e saj.

Spekulimet për fejesë nisën që në vitin 2023, kur Cher publikoi në rrjetet sociale një unazë diamanti, dhuratë nga Edwards. Në atë kohë ajo shpjegoi se nuk e mbante në gishtin e martesës sepse, sipas Edwards, “ishte unaza e duhur për gishtin e duhur”.

Megjithatë, në dhjetor 2025 një zëdhënës i këngëtares kishte mohuar raportimet për një martesë të afërt, duke thënë se “nuk ka absolutisht asnjë plan për një dasmë”.

Cher ka qenë e martuar dy herë më parë: me Sonny Bono dhe më pas me Gregg Allman.