Hailey Bieber 'hap zemrën', si e ndihmon Justin të përballojë presionin e famës

Modelja dhe sipërmarrësja Hailey Bieber ka ndarë së fundmi me publikun përvojat e saj në ballafaqimin me presionin e vazhdueshëm të mediave dhe opinionit publik.

Ajo shpjegoi se mbështetja e bashkëshortit të saj, Justin Bieber, ka qenë një shtyllë e fortë gjatë viteve, duke e ndihmuar të përballojë stresin që vjen nga fama.

Hailey u shpreh: “Së të vërteti, nuk bëhet kurrë më e lehtë. Mendoj se gjithmonë është e vështirë të përballosh kaq shumë zhurmë dhe kaq shumë opinione dhe perspektiva nga jashtë, duke u perceptuar gjithmonë nga të tjerët."

Hailey shtoi se mbështetje e gjen edhe tek miqtë e saj më të afërt, përfshirë Kendall dhe Kylie Jenner, të cilat ndajnë sfidat e një jete nën dritën e projektorëve.

Përveç jetës private, Hailey vazhdon të përqendrohet në projektet e saj profesionale, duke zhvilluar dhe promovuar markën e saj të bukurisë, duke u angazhuar thellësisht në çdo hap të procesit.