"Do ta shoh se cili është interesi më i madh i Republikës së Kosovës"/ Osmani zbulon lëvizjen pas 4 prillit dhe të ardhmen e saj politike
Pjesë nga intervista:
Presidentja Osmani: Do ta shoh se cili është interesi më i madh i Republikës së Kosovës në këto momente. Kjo do të determinohet edhe nga zhvillimet e tanishme. Siç e përmenda, ne derisa po e jepnim këtë intervistë edhe erdhi vendimi për masë të përkohshme. Ajo jep pak kohë për t'u sqaruar gjërat dhe përfundimisht Gjykata do ta marrë vendimin e vet. Unë do ta kryej detyrën time me nder si presidente e Republikës së Kosovës deri më datën 4 prill. Pas kësaj, ë, do ta bëj një vlerësim të ri se çka në momentin konkret është vërtetë në interes të Republikës së Kosovës dhe në bazë të këtij dhe vetëm këtij kriteri, do ta marr vendimin për rrugën përpara.
Çim Peka: Çfarë do të thotë se do të jeni aktive në politikë?
Presidentja Osmani: Çfarë do të thotë se do të shoh mundësinë më të mirë që ta ndihmoj Republikën që të ecë përpara. Se cila do të jetë ajo mundësi, varet shumë nga rrethanat. Ju e dini që politika nganjëherë është e paparashikueshme. Thjesht duhet ta japim kontributin tonë me tërë qenien tonë dhe ta kemi interesin e vendit si parësor. Kjo është më e rëndësishmja.
