Dekreti i Osmanit ‘me porosi’, Maliqi zbulon prapaskenat e takimit me armiqtë e Kosovës në Amerikë
I ftuar në emisionin “Ora News”, kryeredaktori i gazetës shqiptare në Zvicër, Nefail Maliqi, u shpreh se vendimi i Vjosa Osmanit për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës ishte i nxituar dhe mund të ketë pasur ndikime nga qarqe anti-shqiptare.
"Ishte pak i nxituar, i ngutur ky veprim, por sidoqoftë zhvillimet në Kosovë dhe në Shqipëri, domethënë ne shqiptarët në diasporë, këtu në Zvicër dhe në diasporë, i ndjekim me interesim të madh.
Herë-herë me shqetësime, sidomos rreth problemeve, krizave në institucionet tona, nuk na pëlqejnë. Pra sido, kurdoqoftë, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë. Por kur ju jeni mirë atje, edhe ne jemi mirë këtu, padyshim.
Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, sidomos me dekretin e Vjosës Osmanit për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës ad-hoc, ishte një atentat ndaj institucioneve të Kosovës, të ndërtuara me mund dhe sakrifica, ku zgjedhjet e fundit u lavdëruan nga OSBE-ja, BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar, madje siç ju thashë ishin shembull jo vetëm për vendet limitrofe fqinje, por edhe mësim për Shqipërinë dhe vendet e BE-së.
Duket sikur sikur mori dikush mësysh, i kapi siç thonë syri i keq.
Më duket se vendimi i Vjosës Osmanit ishte një çikë i ngutur, i nxituar, që gjasonte një vendim sikur me porosi.
Nga qarqe të ndryshme, anti-shqiptare.
Pse në Ballkan vetëm në Shqipëri dhe Kosovë institucionet kanë telashe serioze?
Pse ky ngërç, ky bllokim i institucioneve që dy-tri herë radhazi, që mori hov sidomos me, pas sovranitetit të Kosovës, pas dëbimit të bandave kriminale në, nga veriu i Kosovës, domethënë largimi i bandave kriminale serbe në Serbi, nga, nga ato të Radoiçiçit, pastaj nga bandat ruse, Wagner dhe të tjera. Kur Kosova po ashtu u armatos fuqishëm nga SHBA dhe Turqia.
Fitorja e Kurtit 51% në kohën kur Kosova ju bashkua Bordit të Paqes, ishte kulminacioni i sukseseve. Dhe kjo, unë dyshoj se këtu qëndrojnë edhe qarqet anti-shqiptare për ta destabilizuar Kosovën.
Pas kaosit politik, siç e thashë, dhe bllokimit institucional qëndrojnë shërbime të huaja anti-shqiptare, madje i gatuar nga mafia politike në Ballkan.
Nëse kemi parasysh një takim para ca muajsh, më duket në 2024, 2023, nuk e di saktësisht datën, në Amerikë ku morën pjesë në një tavolinë armiqtë e Kosovës dhe miqtë e Serbisë, si Grenell, ish-ambasadori serb Marko Gjuriç, një mik i Vuçiçit, krimineli tjetër serb Radoiçiç, i kërkuar nga Interpoli, dhe më e keqja, në atë tavolinë u panë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe ai i Shqipërisë, Begaj, i shoqëruar nga ish-ministrja Spiropali.
Të cilin takim, siç po duket, e paska organizuar një analist i ikur nga Kosova në Tiranë, s'po dua t'ia përmend emrin, për të cilin media shqiptare shpesh e kanë akuzuar si bashkëpunëtor”, u shpreh Maliqi.
