Jennifer Lopez rrëfen momentin më të vështirë pas divorcit: Isha gati të…
Lopez folur hapur për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj, divorcin nga këngëtari Marc Anthony, me të cilin ka dy fëmijë.
Gjatë një performance në Las Vegas, artistja kujtoi atë periudhë dhe pranoi se ndarja nuk ishte aspak e lehtë, edhe pse fillimisht bëri shaka për martesat e saj.
Pas divorcit tim të tretë, mendoj se isha mësuar tashmë me të. Në fakt, nuk është aspak qesharake. Ishte një periudhë shumë e vështirë
Ajo se në atë kohë ishte një nënë beqare me binjakët e saj të vegjël, Maximilian David Muñiz dhe Emme Maribel Muñiz, gjë që e bëri situatën edhe më sfiduese.
Për të përballuar atë moment të vështirë, ajo vendosi të kërkonte këshilla nga mentorja e saj, autorja dhe folësja motivuese Louise Hay.
Isha një nënë beqare me dy binjakë trevjeçarë dhe e telefonova mentoren time Louise Hay. Ajo më pyeti: ‘Jennifer, je balerinë, apo jo?’ Unë thashë: ‘Po’. Pastaj më pyeti: ‘Kur je duke kërcyer dhe bën një gabim, çfarë bën?’ Unë iu përgjigja: ‘Vazhdoj derisa ta mësoj’. Dhe ajo më tha: ‘Epo, kështu është edhe në jetë. Thjesht vazhdo të kërcesh’
Këngëtarja e ndau këtë histori me publikun për të theksuar rëndësinë e vazhdimit përpara, pavarësisht vështirësive që mund të sjellë jeta.
Si kujtesë, Jennifer Lopez dhe Marc Anthony ishin të martuar nga viti 2004 deri në vitin 2014. Gjatë lidhjes së tyre ata u bënë prindër të binjakëve Max dhe Emme.
Përpara kësaj martese, artistja kishte qenë e martuar me Ojani Noa dhe Cris Judd, ndërsa më vonë u martua edhe me aktorin Ben Affleck.
