Hygerta për Albën: S’më ka shkruar, jemi të lumtura pa njëra-tjetrën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2026, 08:09
Finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, është pyetur nga ndjekësit se a i ka shkruar Alba, pas daljes nga shtëpia.
Ajo është përgjigjur se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe se janë rehat pa njëra-tjetrën.
“Jo, nuk më ka shkruar. Big Brother ka mbaruar dhe ne jemi shumë të lumtura pa njëra-tjetrën. Të paktën unë flas për veten”, ka shkruar Hygerta.
